Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë “То be Secure” ka zhvilluar takim me drejtorin për Evropë Qendrore dhe Jugore të ShBA-së, Matthew Palmer.
Për të vazhduar fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi kemi mbështetjen e fuqishme të ShBA-së, është shprehur Thaçi në takimin me Palmer.
“Në Forumin e Sigurisë “То be Secure”, bisedova për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin tonë euroatlantik edhe me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të ShBA-së, Matthew Palmer.
Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga ShBA-të”.
Thaçi ka theksuar se Kosova edhe në këtë proces do ta ketë përkrahjen e ShBA-së, sikurse që kishte në çdo hap të rëndësishëm për vendin.
“Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë”.