Thaçi takon Pllanën, flasin për memorialin e fëmijëve të vrarë në luftë

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Pllana.

Thaçi e Pllana diskutuan për projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të vrarë nga forcat policore serbe në vitet 1981-1999.

“Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës” ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme