Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, me të cilin ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.
Presidenti Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.
“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet.