Thaçi e Papadopoulos flasin për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 10:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim edhe shefen e re të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Shefen e re të EULEX-it, presidenti Thaçi e uroi edhe për detyrën e saj të re në Kosovë.

Me shefen e EULEX-it, kreu i shtetit ka diskutuar për bashkëpunimin e mirë të institucioneve të Kosovës me EULEX-in, për shtimin e kapaciteteve të reja dhe për sfidat e institucioneve të drejtësisë.

“Bashkëpunimi me institucionet dhe puna e mirë e EULEX-it kanë bërë që deri më tani ky mision të ketë shumë suksese në Kosovë. Falë mbështetjes së EULEX-it edhe institucionet tona të drejtësisë janë fuqizuar dhe kanë rritur kapacitetet e tyre të punës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Shefja e re e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, tha se EULEX-i do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe brenda përgjegjësive që ka gjithnjë do t’i mbështes ato.

“Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në konsolidimin e sundimit të së drejtës”, theksoi presidenti Thaçi.

Mediat janë ftuar që në fillim të takimit të marrin vetëm pamje.

Në misionin e EULEX-it, Papadoupolou e pason diplomatin italian Gabriele Meucci.

Ky mision i BE-së u vendos në shtetin e Kosovës pasi Kosova u shpall shtet i pavarur në shkurt të vitit 2008 dhe ndodhet aktualisht në një proces të rikonfigurimit.

thaci - papadopoulou1 thaci - papadopoulou2
papadopoulov

Të ngjashme