Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve”, ka shktuar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.
“Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar presidenti i Kosovës.