Thaçi: Të drejtat e personave me aftësi të veçanta, obligim kushtetues

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 12:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, Agim Vatovcin, me të cilin kanë bashkëbiseduar për punën që po bën kjo shoqatë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet.

Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, presidenti Thaçi ka thënë se është obligim i të gjithëve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi, të cilat ndalojnë diskriminimin e këtyre grupeve në arsimim, shëndetësi, në punësim dhe shërbime tjera.

“Të drejtat e personave me aftësi të veçanta nuk duhet të mbesin vetëm të parashkruara në ligjet tona, por edhe të zbatohen me përpikëri. Është obligim i të gjithëve”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, ka thënë se duhet një angazhim më i madh për një përfshirje më të madhe të kësaj kategorie në tregun e punës.

Ai ka shtuar se ligjet në fuqi nuk janë duke u zbatuar nga shumë institucione publike, ku punësimi i personave me aftësi të veçanta është i garantuar.

Me këtë rast, presidenti Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, kompanive publike, por edhe atyre private që të punësojnë më shumë persona me aftësi të veçanta, ngase numri i të punësuarve mbetet ende i ulët.

???????????????????????????????????? hashim-thaci-agim-vatovci
agim-vatovci

Të ngjashme