Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët për zgjedhjet, të cilat i ka quajtur shembullore.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar qytetarët për zgjedhjet dhe procesin zgjedhor, ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekuri dhe maturi.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka thënë se këtë të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re.
Postimi i potë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:
I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.
Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.
Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën.