Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se me kryeministrin serb kanë biseduar për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut mes Kosovës e Serbisë.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.