Presidenti Hashim Thaçi tha se në fazën e re të dialogut me Serbinë do të diskutohet edhe për demarkacionin e kufirit mes të dyja shteteve, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, shtetet nuk kanë pasur kurrë kufi shtetëror, prandaj edhe do të jetë e vështirë që të arrihet konsensus me Serbinë.
Për këtë çështje Thaçi po kërkon edhe mbështetjen e NATO-s të involvuar në këtë proces, duke shtuar se nuk do të lejohet që as një milimetër e territorit të cenohet.
“Jo rastësisht e përmenda demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë, janë 400 km që përcaktojnë vijën kufitare me Serbinë, duhet një mirëkuptim i dyanshëm”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1812848505425670/
“Do të insistoj që të jenë përfaqësuesit e NATO-s të involvuar në këtë proces. Vështirë e kemi me u marrë vesh për çështje kufitare me Serbinë, por shpresojmë që ky proces të përfundojë mirë. Veriu është e metë e Beogradit, por Kosova duhet të punojë me përfaqësuesit ndërkombëtar”.
“Kemi pas problematika me Malin e Zi, ajo është mbyllë, dhe kemi dërguar mesazh të mirë botës. Bota nuk do të na presë, gjërat po lëvizin shpejt. Nëse ndodhin kufij të ri dëmet do të ishin të jashtëzakonshme. Jam takuar me ambasadorët, të gjithë njëzëri i japin hapësirë pjesëmarrjes së Kosovës në dialog”.
“Nuk kemi çka me marrë veriun se ai është i Kosovës, është një mit i Beogradit. Ne duhet të punojmë me gjithë spektrin politik. Është me rëndësi që Kisha Ortodokse serbe dhe përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës janë deklaruar kundër idesë për ndarjen e Kosovës, është në interes të ruhet integriteti territorial i Kosovës”.
“Nuk jemi të interesuar për konflikt të ri me Serbinë, por për paqe sepse dëmet do të ishin të jashtëzakonshme. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin, ky proces duhet të mbyllet mirë, sepse askush nuk do të jetë në gjendje ta cenojë territorin e Kosovës”.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-me-serbine-na-presim-bisedime-te-veshtira-kemi-mbeshtetjen-e-shba-se-dhe-be-se/