Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar vizitën e delegacionit të Senatit të SHBA-së në Kosovë, më 29 gusht të vitit 1990, ka thënë se para tri dekadave më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Ai ka thënë se është i lumtur që sot në Prishtinë është bërë inaugurimi i senatorit Dole, që në atë kohë ishte udhëheqës i delegacionit të senatorëve që vizatuan Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Tri dekada më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Senatit të SHBA-së, i udhëhequr nga miku i madh i Kosovës, Bob Dole, solli mesazhin e mbështetjes amerikane për popullin tonë. Jam shumë i lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Dole për Kosovën, sot po përjetësohet në qendër të Prishtinës përmes inaugurimit të bustit të tij. Bob Dole është hero i gjallë i popullit të SHBA-së dhe i popullit të Kosovës!