Presidenti, Hashim Thaçi, pas qëndrimit të tij në Halifax, ku mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin kanadez, në Otavë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kanadasë.
Kreu i shtetit kosovar gjatë qëndrimit të tij në Otavë do të takojë homologen e tij, Julie Payette, kryetarin e Senatit, ministren e Punëve të Jashtme, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtarë, përfaqësues të partive, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Postimi i plotë:
“Pas një vizite shumë të mirë në Halifax, tani jam rrugës për në kryeqytetin kanadez, Otavë.
Atje do të zhvillojë një takim me homologen time, Julie Payette, si dhe me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kanadasë.
Marrëdhëniet tona shumë të mira politike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera, si në ekonomi, siguri, arsim dhe kulturë. HTH”.