Presidenti Hashim Thaçi u ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë duke thënë se kjo festë duhet të shërbejë për forcimin e besimit në vlera.
Ai tha se festa të tilla duhet të shtojnë dashurinnë dhe respektin e ndërsjellë në mesin e të gjithë qytetarëve.
Ja postimi i tij i plotë:
Në këtë të diel të Pashkëve katolike, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari.
Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë!HTH