Presidenti Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e krishtere për Festën e Pashkëve.
“Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit. Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare”.
Urimi i plotë më poshtë:
Të gjithë besimtarëve të krishterë u shpreh urimet më të mira për Festën e Pashkëve.
Festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin.
Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit.
Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare.