Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse, ditën e Krishtlindjeve.
Ai ka uruar që të ketë më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të mira në ditën e Krishtlindjes së tyre. Le të ketë edhe më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre. Gëzuar kjo ditë e shenjtë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi.