Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhjet e djeshme për Bundestag të partisë së saj, Unionit Kristian Demokrat, CDU.
Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Europën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.
“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Europën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se ARD, aleanca konservatore e kancelares Merkel, CDU/CSU, ka fituar 32.5 për qind të votave.
BBC raporton se pasi ka fituar rreth 20 për qind të votave, partneri i koalicionit qeveritar, Partia Social-Demokrate, SPD, ka njoftuar se do të kalojë
Në një fjalim para përkrahësve, Merkel ka thënë se ka shpresuar për një “rezultat më të mirë“ dhe ka folur për “sfida të mëdha”.
Në këto zgjedhje ka befasuar me rezultat partia e ekstremit të djathtë AfD, e cila sipas hulumtimeve ka fituar 13.5 për qind të votave.
Ndërsa, partitë e tjera kanë korrur këto rezultate: Liberalët e FDP-së 10.5%, Të Gjelbrit 9.5 dhe Die Linke 9%.
BBC vlerëson se nëse konfirmohen këto rezultate zonjës Merkel i duhet të gjejë partnerë të rinj koalicioni, proces që mund të marrë disa muaj kohë.