Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike për festën e pashkëve.
Ai ka thënë se dashuria dhe paqja të mbizotërojë mbi ju dha familjet tuaja.
‘Gëzuar pashkët nga Kosova në këtë të dielë, e mira të mbizotërojë mbi të keqen, dashuria dhe paqja të mbizotërojë mbi ju dhe familjet e juaja”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
Dita e Pashkëve shënohet sot, ku gjatë tërë ditës do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.