Thaçi uron presidentin e ri amerikan

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 19:00 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrjen e detyrës së re.

“Ju uroj për detyrën e re, Shkëlqesia Juaj, president Trump. E mirëpresim energjinë dhe pasionin që keni dëshmuar për përgjegjësinë tuaj në krye të shtetit”, është shprehur presidenti Thaçi në urimin e tij.

“Kosova i ka gjithmonë sytë e drejtuar nga Uashingtoni. Jemi krenarë që ndajmë të njëjtat vlera, prioritete dhe aspirata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë në urimin e tij presidenti Thaçi.

“Kemi konsensus të plotë në Kosovë për miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për marrëdhëniet tona speciale”, theksoi presidenti Thaçi, i cili shtoi se “i gëzohemi mundësisë që të zhvillojmë tutje këtë miqësi me juve president Trump”.

Presidenti Thaçi është kthyer nga një vizitë zyrtare në SHBA, javën e kaluar, ku ka takuar zyrtarët më të lartë të SHBA-së, përfshirë edhe ata të ekipit të presidentit Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme