Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij tek familjet në Drenicë të cilat dhanë kontribut të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kësaj radhe Presidenti Thaçi ka vizituar familjen Demaj në Abri të Drenasit, njofton Klan Kosova.
Në mesin e të shoqëruarve të tij është edhe ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Drenicës, Sami Lushtaku.
”Sot, në familjen Demaj në Abri. Respekt të përjetshëm kësaj familjeje për kontributin e madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo familje atdhetare edhe sot është duke sakrifikuar dhe paguar çmimin e lirisë. HTH”.