Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e shkrimtarit Rexhep Hoxha është humbje jo vetëm për familjen Hoxha por tërë komunitetin e shkrimtarëve.
Thaçi ka thënë se Hoxha ishte një klasik i letrave shqipe.
”Vdekja e shkrimtarit Rexhep Hoxha është një humbje për familjen Hoxha dhe tërë komunitetin e shkrimtarëve në Kosovë. Ishte një klasik i letrave shqipe, një shkrimtar i guximshëm, me librat e të cilit u rriten shumë breza. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij! HTH”