Thaçi viziton pikën kufitare në Jarinjë (Foto/Video)

Jarinjë | 31 Gus 2016 | 14:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, dhe drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, ka shkuar për vizitë në veriun e Kosovës. Presidenti Thaçi ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë ku ka takuar dhe biseduar me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Thaçi ka përgëzuar policët dhe doganierët për punën e tyre profesionale që po bëjnë atje.

“Jemi këtu për t’i inkurajuar të gjithë policët dhe njerëzit e Kosovës të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer me angazhimet e tyre të përditshme të Doganës, por edhe të rendit dhe sigurisë. Uroj dhe përgëzoj të gjithë policët dhe doganierët që janë duke punuar bashkërisht, shqiptarë, serbë dhe të tjerë, sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.

“I gjithë normaliteti dhe funksionimi normal është rezultat i dialogut që kemi zhvilluar në Bruksel për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave…”

“Më vjen mirë që shoh një situatë normale, një situatë të mirë të komunikimit dhe qarkullimit të njerëzve, ndërsa si institucione të Kosovës na mbetet që të mbështesim të gjitha ekipet profesionale këtu”, ka theksuar Thaçi.

Kjo është hera e parë që një president i Kosovës shkon në pjesën më veriore të vendit, në kufirin me Serbinë.

thaci ne Veri1 thaci ne Veri2

thaci ne Veri

Të ngjashme