Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të udhëtojë për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi, ku do të ketë një drekë pune me homologun e tij, Millo Gjukanoviq.
Thaçi dhe homologu i tij malazez do të flasin për perspektivën euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror.