Presidenti, Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili gjatë ditës pas takimit me partnerët e koalicionit, ka dalë me një rezolutë gjashtë pikëshe për dialogun me Serbinë.
Thaçi tha se mirëpret çdo iniciativë të tillë, duke kërkuar mbështetje për idenë e korrigjimit të kufirit, raporton Ekonomia Online.
Thaçi ka deklaruar se faza përfundimtare e dialogut me Serbinë do të përfundojë duke respektuar sovranitetin e Kosovës dhe se marrëveshja eventuale do të kalojë në Kuvend për të kërkuar ratifikimin.
“Unë do të punoj që edhe fazën finale të negociatave me Serbinë ta çojmë përpara duke respektuar sovranitetin, por në të njëjtën kohë do të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës”.
“Korigjimi historik është vetëm ide e imja që kërkon mbështetje. Unë do t’i dëgjoj me dëshirë të madhe edhe idetë tjera, por jo ato me qasje jo afruse. Të punojmë për konsolidimin e shtetit”.
“Sot jam më i bindur në kërkesën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për t’u bashkuar me territorin e Kosovës”.
Liderët e koalicionit qeveritar, të cilët sot i ka mbledhur në kabinetin e tij Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës.
Në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve Veseli ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me dialogun.
Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog.
Draft-Rezoluta e plotë: