Sulmuesi gjerman ka arritur në Stamford Bridge si një transfer i madh por deri me tani ende nuk e ka treguar veten
Timo Werner ka hequr çdo dilemë për të ardhmen e tij në Chelsea, me sulmuesin gjerman që është i përkushtuar për ta treguar veten, edhe pse ende nuk e ka justifikuar çmimin prej 50 milionë eurosh që Chelsea i ka shpenzuar për të.
Pritjet ishin të mëdha për 25 vjeçarin në Stamford Bridge kur ai u transferua në verën e 2020 duke u cilësuar si njëri prej sulmuesve më të mirë në Europë. Golat kanë munguar në Angli ku ai ka shënuar vetëm 12 sosh në të gjitha garat, por ai nuk është dorëzuar dhe dëshiron të përmirësohet.
“Natyrisht! Në terma të shënimit të golave dhe mundësive të humbura, ishte një sezon i keq, por nuk është fundi dhe unë kam gisht në gjithsej 27 gola të shënuar të skuadrës. Mendoj që jam i pari në këtë skuadër që e bëj këtë, kështu që nuk është gjithçka keq dhe nuk mendoj se do të largohem nga klubi këtë vit, sigurisht që jo, por në fund unë kam kontribuar në 27 gola të Chelsea”, ka thënë ai për The Telegraph.
“Mendoj që njerëzit kanë shumë pritje nga unë, jashtë klubit por po ashtu brenda klubit, ku ata presin që të shënoj më shumë gola. Por, unë po ashtu asistoj shumë, këtë e kam bërë edhe të klubi i vjetër, por arsyeja kryesore pse ata me kanë blerë në këtë klub është të shënoj dhe ndoshta 12 gola, gjashtë në Premier Ligë, nuk janë shumë”.