Thaqi i bashkohet sfidës “Mbill një pemë”, nominon ministrin Lluka dhe drejtorin e KESh-it, Benet Beci

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Drejtori menaxhues i Koorporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, ka pranuar sfidën “Mbill një pemë”. Thaqi ka thënë se me këtë iniciativë të zëdhënëses së Qeverisë, Donjeta Gashi, po synohet të shtohet gjelbërimi.

“Me kënaqësi pranova sfidën “Mbill një pemë”, për t’ia shtuar gjelbërimin Kosovës, iniciativë e Donjeta Gashit që synon vetëdijesimin për ruajtjen e ambientit. Bashkë me ekipin e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot mbollëm tri pemë në oborrin e Termocentralit “Kosova A” si dëshmi e përkushtimit për një Kosovë të pastër dhe të gjelbëruar”, ka shkruar Thaqi në Facebook.

Ai ka shtuar se KEK-u në planin strategjik ka paraparë edhe krijimin e hapësirës më të madhe gjelbëruese në Kosovë që është ndërtimi i murit të gjelbër nga “Kosova A” deri të “Kosova B”.

Thaqi ka nominuar ministrin e MZhE-së, Valdrin Lluka, drejtorit e KESh-it, Benet Beci, ejt.

“Ministrin, Valdrin Lluka; Kryeshefin e ZRRE-së, Petrit Pepaj; Drejtorin e KESH-it, Benet Beci; Kryesuesin e Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla; Nga KOSSID-i Visar Azemi; Udhëheqësin e Projektit “Repoëer” i financuar nga #USAID, Faruk Serdareviç”, ka bërë të ditur Thaqi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=422933185156676&set=pcb.422934721823189&type=3&theater

Të ngjashme