Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid ‘ende flasin’ dhe ‘kalojnë kohë’ së bashku, por modelja nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap tjetër në lidhje me këtë.
Fituesi i “Oscar”-it, 48 vjeç, i cili ditë më parë u fotografua me modelen Vittoria Ceretti, ndezi për herë të parë thashethemet romantike me Hadid, 28 vjeçe, gati një vit më parë në shtator 2022.
Edhe pse dyshja janë parë duke u shoqëruar shumë herë në të kaluarën, një burim i tha Us Weekly: “Leo dhe Gigi ende flasin me raste dhe ata e shohin njëri-tjetrin mjaft shpesh sepse udhëtojnë në rrethe të ngjashme miqsh”.
“Ata e respektojnë njëri-tjetrin dhe argëtohen kur janë bashkë, por nuk është diçka më shumë”, ka treguar më tej burimi.