“The Cure” kanë përfunduar albumin e ri, sipas Robert Smith

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Robert Smith e ka konfirmuar që The Cure e kanë përfunduar incizimin e albumit të tyre të ri.

Albumi, i cili ende nuk ka një titull, nuk ka as datë të publikimit, si dhe do të jetë i pari i këtij bendi pas 10 vjetësh, dhe i 14-ti në përgjithësi.

“E kemi shijuar dhe sapo kemi incizuar albumin e ri për herë të parë pas 10 vjetësh”, ka thënë ai për The John Maytham Show.

Ai shtoi se po e bënte këtë për arsyet e duhura, dhe se grupi po përdorë stile tën dryshme të muzikës, por “pasi që janë ata duke e bërë atë muzikë, atëherë është tingulli i tyre”.

Të ngjashme