“The Hate U Give” me përplasjet racore në ShBA

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Nëse ndonjë film më parë ka rezonuar me imazhin e lajmeve, atëherë ky është me pamje të jashtëzakonshme të infermieres Ieshia Evans në protestën e Baton Roude në Louisiana në vitin 2016, ku ajo u përball me tre policë në protestë teksa mbante të veshur një fustan të gjatë.

Ajo e bëri këtë me qetësi të plotë duke i ngjasuar “Venusit” të Botticellit. “The Hate U Give” është i patrembur, film dinamik me performancë të jashtëzakonshme të Amandla Stenberg në rolin e Starr, nxënësen e shkollës së mesme e cila bëhet dëshmitare e të shtënave të policëve, dhe performanca e saj duket se kanalizon disa nga sfidat dhe forcën e mrekullueshme me gjithë dobësinë në atë fotografi të famshme.

Skenarin e filmit e ka shkruar Audrey Wells, e cila para tri javësh vdiq nga kanceri. E ka përshtatur prej bestsellerit “YA” të vitit 2017 nga Angie Thomas. Regjisor i filmit është George Tillman Jr., i cili ka realizuar në vitin 2009 filmin “Notorious”, dhe titulli është marrë nga “Thuglife” e Tupacut, akronimit për “The Hate U Give Little Infants Fucks Everyone”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme