Aktorët e famshëm Al Pacino dhe Robert De Niro, pas 9 vjetësh, sërish do të bashkohen për një film të ri.
Aktorët, të cilët kanë tre OSCAR midis tyre, pritet që të sjellin filmin më të ri të quajtur “The Irishman” nga regjisori i famshëm Martin Scorsese, skenat e të cilit janë xhiruar në New York.
Bazuar në librin 2003 “I Heard You Paint Houses” nga Charles Brand, filmi eksploron vitet që Frank Sheeran i kaloi si një pjesëtar i një grupi të famshëm mafioz.
Ai dyshohej se ishte përfshirë në vdekjen e shefit famëkeq të mafies Jimmy Hoffa, i cili u zhduk në korrik 1975 dhe nuk u gjet kurrë.
I luajtur nga De Niro, aty del në pah personaliteti i Sheeranit, një burrë i moshuar që kujton përsëri jetën e tij të dikurshme kur merrej me banda.
Dy yjet kinematografikë janë shfaqur në 1995 me filmat “Heat” dhe “The Godfather Part II”, ku përsëri Pacino luajti rolin e djalit të bosit të mafies Michael Corleone.
Sipas Scorseses, filmi do të jetë më dinamik dhe plot emocione ndryshe nga filmat që ai ka realizuar ndër vite. “The Irishman” pritet të shfaqet në sallat e kinemave botërore në vitin 2020.