“Ka shumë njerëz që e dinë çmimin e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje”, rikujton koleksionuesi i artit, Stefan Edlis, në dokumentarin e ri të realizuar nga Nathaniel Kahn. Fjalët, të paatribuara në film e që janë burim i titullit të dokumentarit, janë marrë nga “Lady Windermere’s Fan” të Oscar Wilde, për të përkufizuar një cinik.
Por përderisa kjo ese shumëngjyrëshe dhe e gjallë kinematografike mbi artin botëror me raste vjen si shumë skeptike dhe vazhdimisht e thelluar në mendime, cinizmi në të vërtetë nuk zë vend në agjendën e saj.
Në vend që të vajtojë ndikimin e parasë në artin bashkëkohor, dokumentari “The Price of Everything” në të vërtetë ekzaminon lidhjet ndërmjet komerciales e estetikës nga kënde të ndryshme.
“Nuk mund ta keni një periudhë të artë pa ar”, thotë dikush, dhe bazuar në këtë standard ne aktualisht ndodhemi në një epokë platini.