Dje ka qenë ditëlindja e 46-të e Paul Walker, dhe bashkëpunëtori i tij dhe miku, Dwayne “The Rock” Johnson, bëri një postim prekës për të.
“Unë kurrë nuk postoj për mikun tim. Gjë personale por preferoj të mbaj kujtimet dhe lidhjet tona për vete. Por diçka sot më detyroi për të kujtuar se sa e brishtë është jeta për të gjithë ne. Miqësia jonë ishte e lidhur me vajzat tona dhe krenaria që kishim si baballarët e tyre. Dhe kohëve të fundit, unë u frikësova kur pothuajse humba gati një mik tjetër (Kevin Hart) në aksident. E gjithë kjo më bëri të mendoj se sa e bukur por e paparashikueshme është jeta. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë ka rreth qosheve kështu që ne duhet të jetojmë për nder të të dashurve dhe të parëve tanë që nuk janë më me ne”, shkroi ai.
Paul ndërroi jetë në një aksident tragjik me makinë në nëntor të vitit 2013 kur ishte 40 vjeçar.