Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, si zakonisht ia ka ndalur fjal+n deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Ekonomia Online.
“26 vjet pas çlirimit e ke sjell Kuvendin në momentin e tij më të palavdishëm”, u shpreh Tahiri, derisa fjala iu ndërpre në gjysmë me urdhër të Deharit.
Mirëpo Tahiri, foli edhe me mikrofon të ndalur. Ai e akuzoi Vetëvendosjen se po e pamundëson konstituimin e Kuvendit.
“Kjo mënyrë se si po veproni ju, duke na pamundësuar konstituimin e Kuvendit, është dëm i madh. Themelet e këtij shteti janë të lara me gjakun e dëshmorëve”, ka deklaruar ai.