Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ NUK do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit (me kompetenca jashtë nenit 44 të Kushtetutës)!
Secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44 – madje edhe vetëm dërgimi i draftit në Kushtetuese – e dëmton rëndë jo vetëm ligjërisht, por edhe politikisht të ardhmen e Republikës së Kosovës.
Këtë obligim Kosova e ka kryer në vitin 2015, kur edhe Serbia është pajtuar me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e hodhi poshtë substancën e konceptit të këtij Asociacioni dhe udhëzoi institucionet që të implementojnë një version që nuk del jashtë nenit 44 (mes tjerash).
(Autorja ka qenë ministre e Punëve të Jashtme e Kosovës)