Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ka propozuar themelimin i Këshillit organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Berisha kërkoi që pjesë e këshillit të jetë ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues nga kryeministria dhe ministritë tjera.
“Duke u bazuar në praktikat me hershme këto manifestime janë mbajtur nën patronatin e kryeministrit. Propozoj që në kuadër të këshillit organizativ të jetë ministri i mbrojtjes, përfaqësues nga kryeministria dhe përfaqësues nga disa ministri”, tha Berisha, raporton EO.