Themelohet Komisioni Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të çlirimit e 16-vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 10:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar të themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të çlirimit dhe 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ai tha se kryesues do të jetë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndërsa anëtarë do të jenë ministrat Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Ejup Maqedonci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

“Ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues edhe presidenca, kuvendi i Republikës, komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha ai.

Të ngjashme