Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për themelimin e ndërmarrjes Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë se ndërmarrja publike themelohet 100% me aksione nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.
“Ky propozim ka kaluar të gjithë procesin e paraparë me aktet ligjore. Ndërmarrja publike themelohet me 100% aksione nga kuvendi komunal i Vushtrrisë. Obligohet komuna për zbatimin e këtij vendimi”.