Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim-vendimin për themelimin e trupit koordinues për mbikëqyrjen e tregut, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, konsideron se ka bazë ligjore që një organ i tillë ta bëjë mbikëqyrjen e tregut të Kosovës.
“MTI konsideron se ka bazë ligjore që i mundëson një organ koordinues për mbikëqyrjen e tregut të Kosovës”, tha Shala.
Shala shtoi se ky organ e ka për detyrë një herë në vit të raportoj në qeveri për mbarëvajtjen e punëve dhe mbikëqyrjen e tregut në vend.