Gjykata Themelore në Ferizaj sot do të japë fjalën përfundimtare ndaj, Fatos Rizvanollit, i akuzuar për veprën penale “Rekrutim për terrorizëm”.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon seanca gjyqësore me fjalën përfundimtare, ndaj të pandehurit F.R. i akuzuar për shkak të veprës penale ‘Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së’”, thuhet në njoftim.