Njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi zhvilloi takim me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Sot, pata nderin ta pres në takim historianin Jusuf Buxhovi, i cili erdhi në Komunën e Pejës për ta bërë promovimin e librit “Kosova: Histori e Shkurtër”.
Gjatë takimit e faleminderova Buxhovin duke i shprehur mirënjohje për krijimtarinë që po e bënë në të mirë të vendit dhe historiografisë së vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.