Miranda Kerr është fejuar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. Ata kanë një vit që dalin bashkë dhe modelja ka pranuar propozimin për fejesë të 26-vjeçarit.
Një zëdhënës i Snapchat ka thënë: “Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”.
Më pas Miranda ka shpërndarë një foto në Instagram ku konfirmon propozimin dhe shkruan: “I thashë po!
Miranda dhe Evan janë shfaqur në publik në qershor të vitit 2015 dhe një vit më vonë u fejuan.
Modelja ka një djalë nga martesa e parë me Orlando Bloom. Ajo e ka prezantuar djalin me Evan 6 muaj pas lidhjes së tyre dhe ka thënë se ata kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.