Pas katër vjetësh pasi “WhatsAppi” kaloi në pronësinë e Facebookut, një nga themeluesit e shërbimit të njohur të mesazheve, ka njoftuar se po largohet nga kompania e madhe e rrjetit social.
Jan Koum e bëri publik njoftimin përmes një postimi në Facebook.
Ai u ankua në “përplasje masive kulturash” duke thënë se nuk pajtohet me “tentativat e Facebookut që të përdorë të dhënat personale”.
Koum raportohet se do të largohet edhe nga bordi i drejtorëve në Facebook.
Ky njoftim vjen vetëm një muaj pasi themeluesi tjetër i “WhatsAppit”, Brian Acton, deklaroi se është koha që përdoruesit ta lënë Facebookun.