Thënie brilante për fuqinë e fjalës

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

“Fjalët kanë energjinë dhe fuqinë që të ndihmojnë, të shërojnë, të pengojnë, të lëndojnë, të dëmtojnë, të poshtërojnë, dhe të përulin”
(Yehuda Berg)

Bëj kujdes me fjalët. Pasi dalin nga goja, munden vetëm të falen, por jo të harrohen
(I panjohur)

Fjalët janë falas. Eshtë mënyra si i përdor që mund të të kushtojë
(Urtësia Kushand)

Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd. Eshtë shiu që i rrit lulet dhe jo rrufeja
(Rumi)

Gjuha e njeriut është një bishë që pak kush mund ta kontrollojë. Ajo përpiqet vazhdimisht që të dalë nga kafazi, dhe nëse nuk zbutet, do të lëshohet pa fre dhe do të të shkaktojë hidhërim
(I panjohur)

Sekreti për të qenë i mërzitshëm për të tjerët, është që të thuash gjithcka
(Volteri)

Një fjalë e mirë mund të ndryshojë të gjithë ditën e dikujt
(I panjohur)

Kontrollojini me kujdes, sepse fjalët kanë më shumë fuqi se sa bombat atomike
(Pearl Strachan Hurd)

Detyra ime, që po përpiqem ta realizoj është që, përmes fuqisë së fjalës së shkruar, të të bëj të dëgjosh, të të bëj të ndiesh, e mbi të gjitha, të të bëj të shikosh
(Joseph Conrad)

Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafundme
(Nënë Tereza)

Gjuha nuk ka kocka, por është e fortë sa për të thyer një zemër. Kështu që, bëj kujdes me fjalët
(I panjohur)

Bëj kujdes me ato që thua. Mund të thuash diçka që lëndon në dhjetë sekonda, por dhjetë vjet më vonë, plagët janë ende aty
(Joel Osteen)

Gjithcka që më duhet është një copë letër e bardhë dhe dicka për të shkruar mbi të, dhe pas kësaj, mund ta kthej botën përmbys
(Friedrich Nietzsche)

Mos përziej fjalët e këqia me humorin tënd të keq. Do të kesh shumë shanse për të ndryshuar humorin, por nuk do të kesh asnjëherë shansin të zëvendësosh fjalët që ke thënë (Anonime)

Kurrë mos e zvogëlo fuqinë e fjalëve. Fjalët lëvizin zemra dhe zemrat lëvizin gjymtyrë
(Hamza Yusuf)

Një kockë e thyer mund të shërohet, por plaga që hap një fjalë mund të qëndrojë e hapur përgjithmonë
(Jessamyn Uest)

Fjalët e mira vlejnë shumë dhe kushtojnë pak
(George Herbert)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme