Thënie briliante nga shkrimtari Orhan Pamuk

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Rrallëherë më ka ndodhur të kem një libër në dorë e të nënvijëzoj me laps thënie të bukura që kalonin ndonjëherë edhe paragrafë të tërë.

Çdo libër i Orhan Pamuk, që nga kryevepra “Muzeu i pafajësisë” që e bëri fitues të çmimit “Nobel” në letërsi, e deri tek vepra të tjera të tij, si “Bora”, “Unë jam e kuqja” etj, më kanë lënë mbresa të veçanta jo vetëm për subjektin që trajtojnë, por edhe për filozofinë dhe thëniet e paharrueshme të këtij autori të madh.

Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura të tij:

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.

“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.

“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.

“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.

“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur?
– Ji vetvetja, – tha Ipeku”.

“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”.

“Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”.

“Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme