Ebu Nasr Muhammed al-Farabi ishte një nga intelektualët më të hershëm islamikë, që ishte i rëndësishëm në transmetimin e doktrinave të Platonit dhe Aristotelit në botën myslimane. Ai kishte një ndikim të konsiderueshëm në filozofët e mëvonshëm islamikë të tillë si Avicena.
Ai ishte një gjuhëtar i shquar që përktheu veprat greke të Aristotelit dhe Platonit dhe u bëri plotësime të konsiderueshme atyre. Duke fituar pseudonimin Mallim-e-Sani, i cili përkthehet si “mjeshtër i dytë” ose “mësues i dytë”.
Farabi kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në shkencë, filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë, kozmologji dhe muzikë. Kontributet e tij kryesore ishin në filozofi, logjikë dhe sociologji dhe për të cilat ai qëndron si enciklopedist.
Si filozof, Farabi ishte i pari që veçoi filozofinë nga teologjia. Është e vështirë të gjesh një filozof si në botën myslimane ashtu edhe në atë të krishterë që nga mesjeta e tutje, të cilët nuk janë ndikuar nga pikëpamjet e tij. Ai besonte në një Qenie Supreme që kishte krijuar botën nëpërmjet ushtrimit të inteligjencës së ekuilibruar. Ai i dha shumë më tepër vëmendje teorisë politike krahasuar me çdo filozof islamik.
Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij të urta:
Nëse djali nuk bie në dashuri, vazja nuk është e denjë për dashurinë.
Një njeri bëhet një person në sajë të intelektit.
Një art, që ka për qëllim të arrijë bukurinë, quhet filozofi ose në kuptimin absolut quhet mençuri.
Filozofia i paraprin fesë me kalimin e kohës.
Një përkufizim i filozofisë dhe kuptimi i saj konsiston në përcaktimin e saj se është një shkencë për qenien si qenie.
Ne mund të arrijmë lumturi vetëm atëherë kur kemi një bukuri; dhe ne kemi një bukuri falë filozofisë. E vërteta është se vetëm për shkak të filozofisë ne mund të arrijmë lumturinë.
Një qytet i duhur duhet të favorizojë drejtësinë dhe të drejtin, të urrejë tiraninë dhe padrejtësinë, dhe t’u japë të dyjave atë që meritojnë.
Të pranosh diçka thjesht mbi një supozim dhe, gjithashtu, të mos e hetosh, mund të të hutojë, të verbojë dhe të çojë në rrugëgan e gabuar.
Shteti i themeluar me dashuri, vazhdon me drejtësi.
Mos qaj kur vdes një njeri i mirë. Vajto për shoqërinë që e humbi.
Ai që flet mirë nuk dëgjon fjalë të këqija nga askush.
Shoqëria qëndron bashkë me dashurinë, jeton me drejtësi dhe mbijeton me punën e ndershme.
Njerëzit që flasin shumë duhet të dëgjohen pak.
Ti më harrove, kështu që, mua më duhet të të harroj ty.