Honore de Balzac u lind në Turs (Francë) më 20 maj 1799. Balzacu është një nga themeluesit e realizmit në letërsinë evropiane. Ka qenë gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie, së cilës ai përfundon duke iu imponuar. Për bashkëkohësit ishte thuajse një mit: burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë, ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne.
Kryevepra e tij është Komedia Hyjnore, që përshkruan jetën e shoqërisë franceze pas rënies së Napoleonit. Kjo vepër përbëhet nga 90 romane dhe novela dhe përfshinte më shumë se 2000 karaktere, personazhe nga të gjitha klasat dhe profesionet. Romanet kryesore të tij janë: “Luis Lambert”, “Evgjeni Grande”, “Në kërkim të absolutes”, “Xha Gorio”, “Iluzionet e Humbura”, “Kushërira Betë” dhe “Kushëriri Pons”.
Më poshtë kemi përmbledhur disa nga thëniet e tij më të mençura:
Femrat, kur nuk dashurojnë, e kanë gjakun e ftohtë si të një avokati të rryer.
Shpirtrat e mëdhenj mezi besojnë se ka në botë ligësi dhe mosmirënjohje.
I pasur bëhesh, elegant lind.
Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.
Mos vallë dashuria hap në zemër shtigje ku të pëlqen të rikthehesh?
Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë.
Zakonet që ka njeriu në rini, shfaqen me më shumë forcë në pleqëri.
Vullneti i dashnorëve mposht çdo pengesë.
Veshja është të shprehurit e shoqërisë.
Zemra juaj është një thesar, por po e shpenzuat në një herë të vetme, morët fund.
Njerëzit shpirtmëdhenj janë zakonisht tregtarë të pazot.
Shpotia vyshk zemrën dhe tret çdo ndjenjë.
Mospërfillja është si i ftohti i poleve; ngrin gjithçka.
Të pakuptueshmit ndahen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.
Njeriu superior nuk ndjek hapat e askujt.
Çelësi i të gjitha shkencave është pyetja.
Zemra e një nëne është një abis në fundin e të cilit gjendet gjithmonë një falje.
Policia trillon më shumë nga ç’zbulon.
Qeveria që kupton interesat e të gjithëve është gjë e zakonshme. Qeveria që i parashikon është qeveri e madhe.
Besoni çdo gjë që dëgjoni mbi botën, asgjë s’është aq e keqe sa për të qenë e pamundur.
Secila orë e humbur gjatë rinisë është një rrezik palumturie për të ardhmen.
Opinioni publik është më e llastuara e prostitutave.
Sovrani duhet t’i falë gabimet, jo t’i harrojë.
Vetëm dashuria e fundit e një femre mund të kënaqë dashurinë e parë të një mashkulli.
Të varfrit apo të pasurit, kurrë nuk kanë para për nevojat e jetës, por për kapriçot e tyre i gjejnë përherë.
Një natë dashurie është një libër i palexuar.
Koha është tërë kapitali i njerëzve që s’kanë tjetër pasuri përveç mençurisë së tyre.
Femrat do të ishin për t’u qarë hallin, po të dilnin fajtore për çdo dëshirë që na ngjallin.
Privilegji i të qëndruarit, kudo, si në shtëpi të vet, u përket vetëm mbretërve, kurvave dhe hajdutëve.
Gjeniu u ngjason të gjithëve, kurse atij askush.
Popullit i duhen dhënë festa të zhurmshme. Budallenjtë i duan festat e zhurmshme dhe turmat përbëhen nga budallenjtë.
Fama është helm që duhet marrë me doza të vogla.
Nëse drita është dashuria e parë e jetës, a nuk është dashuria drita e zemrës?
Koprracia fillon aty ku varfëria mbaron.
Ka një jetë të tërë në një orë dashurie.
Dashuria është poezia e shqisave.
Burokracia është një mekanizëm gjigant i vënë në lëvizje nga pigmei.
Nuk është skandaloze që disa bankier kanë përfunduar në burg, skandaloze është se gjithë të tjerët janë të lirë.
Një bashkëshorte është një skllav që duhet ditur si të vihet në fron.
Një shoqëri ateistësh do të shpiknin menjëherë një fe.