Dale Carnegie ishte një shkrimtar dhe profesor universiteti, njëherësh një sipërmarrës i suksesshëm amerikan, i cili ishte mjaft i aftë t’i komunikonte qartë dhe saktë konceptet dhe parimet që sjellin sukses në jetën dhe punën e çdo profesionisti.
Librat e tij mbeten mjaft të lexuar dhe qëndrojnë në themelin e një pjese të madhe të asaj që sot quhet “self improvement books” që ne i kemi përkthyer si “udhërrëfyes praktikë”.
Kësaj radhe kemi zgjedhur disa nga thëniet më të bukura për lumturinë nga Dale Carniege:
- Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr.
- Nuk është ajo që ke, apo kush je, apo çfarë po bën, ajo që të bën të lumtur apo të lumtur. Është ajo që mendon për të.
- Nëse do të pushtosh frikën, mos rri në shtëpi e të mendosh për të. Dil dhe gjeji vetes punë.
- Mos ki frikë nga armiqtë që të sulmojnë. Kij frikë nga miqtë që të lajkatojnë.
- Folini dikujt për veten e tij dhe ai do të të dëgjojë për orë të tërë.
- Mosveprimi ushqen dyshim dhe frikë. Veprimi ushqen vetëbesim dhe kurajë. Nëse do të pushtosh frikën, mor rri në shtëpi dhe të mendosh për të.
- Mund të bësh më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për të tjerët, nga sa mund të bësh në dy vite duke u përpjekur të bësh të tjerët që të interesohen për ty.
- Bëji punët e vështira në fillim. Punët e lehta bëhen vetë.
- Kur ke të bësh me njerëz, mbaj mend që nuk ke të bësh me krijesa të logjikës, por me krijesa të emocioneve.
- Cilido budalla mund të kritikojë dhe të dënojë – dhe shumica e budallenjve e bëjnë. Por duhet karakter dhe vetëkontroll për të qenë mirëkuptues dhe të falësh.
- Kam arritur në konkluzionin se ka vetëm një mënyrë për të marrë më të mirën nga një debat – dhe kjo është ta shmangësh. Shmange, ashtu si do të shmangie gjarpërinjtë dhe tërmetet.
- Pjesa më e madhe e gjërave të rëndësishme në jetë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen, edhe atëherë kur nuk kishte më shpresë.
- Emrat janë tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në një gjuhë.
- Kur urrejmë armiqtë, ne po u japim pushtet mbi ne; pushtet mbi gjumin tonë, oreksin tonë, tensionin tonë, shëndetin tonë dhe lumturinë tonë.
- Njerëzit rrallëherë kanë sukses, nëse nuk argëtohen me atë që bëjnë.
- Lumturia nuk varet nga kushte të jashtme, ajo kontrollohet prej qasjes mendore.
- Mos harro, sot është e nesërmja për të cilën shqetësoheshe dje.
- Nëse do të jesh entuziast, vepro me entuziazëm.
- Veprimet flasin më fort se fjalët, dhe një buzëqeshje thotë: “Ti më pëlqen, ti më bën të lumtur. Gëzohem që të shoh”.
- Çdokush në botë kërkon lumturinë – dhe ka një mënyrë të sigurt për ta gjetur. Kjo është përmes kontrollit të mendimeve tona. Lumturia nuk varet nga kushtet e jashtme. Varet nga kushtet e brendshme.
- Vetëm dija që përdoret ngec në mendje.
- Nuk mund ta fitosh një debat. Nuk mundesh, sepse nëse e humb, e ke humbur; dhe nëse e fiton, e ke humbur.
- Edhe Zoti nuk propozon që të gjykosh një njeri deri në ditën e tij të fundit, atëherë përse duhet ta bëjmë ti dhe unë?
- Bëhu më i zgjuar se të tjerët nëse mundesh; por mos ua thuaj atyre.
- Kriticizmi është i rrezikshëm, sepse lëndon krenarinë e vyer të një personi, dëmton ndjesinë e tij të rëndësisë dhe shkakton pakënaqësi.
- Mos harro, lumturia nuk varet nga ajo se kush je apo çfarë ke, por varet vetëm nga ajo që mendon.
- Çfarëdo që të ndodhë, gjithmonë ji vetvetja.
- Asgjë nuk mund të të sjellë paqe, përveç vetes tënde.
- Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t’u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë.
- Nëse nuk të zë gjumi, atëherë ngrihu dhe bëj diçka, në vend që të rrish shtrirë e të vrasësh mendjen. Është shqetësimi që të vë përfund, jo mungesa e gjumit.
- Je i mërzitur me jetën? Atëherë duhet t’i hysh një pune tek e cila beson me gjithë zemrën tënde, të jetosh për të, të vdesësh për të, dhe kështu do të gjesh lumturinë që kishe menduar se nuk mund të ishte kurrë e jotja.
- Merakosu më shumë për karakterin se sa për reputacionin tënd, sepse karakteri tregon atë që je, ndërsa reputacioni thjeshtë tregon atë që të tjerët mendojnë se je.
- Thelbi i gjithë artit është që të gjesh kënaqësi kur jep kënaqësi.