Mbrojtesi francez, Theo Hernandez thuhet se ka vendosur të vazhdojë karrierën me Milanin, duke rinovuar kontratën edhe për disa vite.
Theo ka qenë njëri nga mbrojtësit e majtë anësor më të mirë në botë sezonet e fundit, duke shënuar shumë gola dhe asistuar shumë të tjerë.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ylli i Milanit të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ku njëri nga ta është Manchester City.
Megjithatë, sipas mediumit Calciomercato, Theo është i vendosur të refuzojë një lëvizje te City në favor të nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës me Milanin.
Paris Saint-Germain gjithashtu ka qenë i lidhur me 24-vjeçarin, por ai është i gatshëm t’ia kushtojë të ardhmen kuqezinjve deri në vitin 2026.
Hernandez do të jetë i lumtur të qëndrojë në San Siro nëse të ardhurat e tij rriten në 4 milionë euro në vit, me një njoftim zyrtar që ka të ngjarë të vijë në javët e ardhshme. /Telegrafi