Theo Hernandez i shpëton dënimit pasi publikoi foto të gjyqtarit të ndeshjes Milan – Napoli

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, i ka shpëtuar dënimit pasi publikoi një foto në Instagram ku tregonte pakënaqësinë e tij me gjyqtarin Fabrizio Pasqua.

Theo kishte kërkuar penallti në minutat e fundit të ndeshjes Milan-Napoli të zhvilluar të dielën dhe zhgënjimin e tij e shpërndau në rrjetet sociale.

Francezi postoi një fotografi të gjyqtarit me figura jo miqësore, por hoqi postimin pak minuta më vonë.

Theo mund të ishte dënuar siç ndodhi me Neymarin dhe Dele Allin në të kaluarën.

Neymar kishte marr një dënim prej tre ndeshjesh nga UEFA në vitin 2019 pasi ofendoi gjyqtarin Damir Skomina në rrjetet sociale.

Alli u pezullua për një ndeshje në qershor 2020 për postimin tallës në rrjetet sociale në lidhje me COVID-19.

Shoku i ekipit të Theo Hernandez, Ante Rebic mori një dënim prej dy ndeshjesh për fyerjen e gjyqtarit.

Ai mori karton të kuq në minutat e fundit të kësaj ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme