Ekipi i drejtuar nga trajneri Valon Mustafa, Theranda, ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll, pas një performanceje inspiruese në finale kundër Kastriotit, të dielën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Theranda tregoi paraqitje jashtëzakonisht dominuese në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultat impresiv 25-3, për të hasur në rezistencë të fuqishme në setin e dytë nga vashat e Vildane Jasharit, të cilat luftuan shumë por e gjetën të pamundur të evitojnë disfatën 25-22 (2-0 në sete).
Të dy ekipet është e qartë se kanë një bazë të fortë talentesh mbi të cilat mund ta ndërtojnë të ardhmen. Trofeu për kampionin u dhurua nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet u ndanë nga nënkryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi dhe Agim Lumi, ish-volejbollist dhe gjyqtar.
FVK uron të gjitha ekipet e përfshira këtë fushatë për shpirtin garues të treguar, derisa përgëzon kampionin dhe i uron fat nënkampionit në edicionet e ardhshme.