Dy persona janë therur në Qendrën e Konvikteve në Mitrovicën e Veriut.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë në veri.
Hoti tha se organet e rendit i kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Përleshja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve.I dyshuari u largua në drejtim të panjohur.