Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka mbijetuar votëbesimit të partisë së saj – Partisë Konservatore.
May ka marrë 200 vota, kurse 117 deputetë të partisë kanë votuar kundër saj.
Gjatë një takimi me deputetët, May ka thënë se nuk do të udhëheqë partinë e saj në zgjedhjet e reja.
Pas kësaj fitoreje, lidershipi i saj në krye të partisë qeveritare nuk mund të sfidohet së paku një vit.
Deputetë të partisë së kanë dalë kundër marrëveshjes së BREXI-it bashkë me deputetët në opozitë të Partisë Laburiste.